Futbollisti i njohur kosovar, tashmë pjesë e gjigantit anglez Liverpool, Xherdan Shaqiri është gati për të sfiduar ish-skuadrën e tij, Bayern Munich të martën mbrëma në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Shaqiri ka kujtuar ish-skuadrën e tij me fjalët më të mira.
“Isha shumë i lumtur sepse dëshiroja të luaja kundër Bayern Munichut, kundër shokëve të mi të vjetër dhe ekipit tim të vjetër. Ishte një kohë e mahnitshme në Bayern . Dy vjet e gjysmë isha atje dhe ishte e mahnitshme; kemi fituar shumë tituj, kemi fituar Ligën e Kampionëve.” , ka thënë Shaqiri.
Por, Shaqiri tani i ka sytë tek e tashmja dhe nuk e mohon se të martën me Liverpool do të përpiqet t’i eliminojë bavarezët.
“Unë jam duke e pritur me padurim atë ndeshje, duke u përpjekur për të fituar ndeshjen në Mynih me ekipin tim”, përfundoi Shaqiri.
Shaqiri ishte pjesë e gjigantëve gjerman në mes vitit 2012-2015 duke fituar dy tituj të Bundesligës dhe Ligën e Kampionëve.