Futbollisti i suksesshëm nga Kosova, Xherdan Shaqiri ende i ka të freskëta kujtimet dhe emocionet që i ka përjetuar në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Anësori shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka kujtuar përmes një fotografie golin e tij ndaj Serbisë.
Shaqa shënoi për 2-1 në minutat e fundit të takimit dhe festoi atë gol me shqiponjë, çka mori vëmendjen e gjithë botës.
Në këtë ndeshje, gol shënoi edhe mesfushori tjetër shqiptar, Granit Xhaka, i cili gjithashtu e festoi atë duke bërë shqiponjën dy krenare.