/2L ONLINE/ – Pas kritikave që i ka bërë Arzie Nuhiu nga PDK-ja e Gjilani, përkatësisht kritikat e bëra për këtë sektor, në emër të Komisionit për Kulturë, Rini e Sport të PDK-së, në adresë të Nj[sis[ p[r Kulturë, përgjegjësitë e kësaj njësie ia kanë kthyer asaj përgjigjen duke dhënë edhe disa sqarime, siç thuhet, të nevojshme për opinionin e gjerë.
Shih edhe shkrimin: Nuhiu: Përgjegjësi i sektorit të Kulturës, duhet ta thotë të vërtetën!
Kujtim Shahiqi përgjejgë i Njësisë për Kulturë pran Njësisë prë Kulturë, Rin ie Sport, ka thënë se me vet faktin që znj. Nuhiu përmend kaq aktivitete në Teatër gjatë vitit 2016 na kurseu nga lavdërimet tona, duke potencuar kronologjinë e shfaqjes së premierave, reprizave dhe inskenimeve si vijojnë, numëron Shahiqi:
1. Në muajin Janar me rastin e festivalit “Flaka e Janarit” jepet premiera e shfaqjes “Jeta me Qera “ 2016
2. Ri-inskenim I shfaqjes për fëmijë” Lulja dhe shega” 2016 (mbi 10 repriza)
3. Në muajin korrik jepet premiera e shfaqjes “Vdekja aksidentale e një anarkisti” 2016
4. Me 17.10.2016. jepet premierë shfaqja “Kërkohet një klloun plak” 2016
Po ashtu, sipas Shahiqit, me datën 18.10.2016 janë zotuar mjetet në Teatrin e Qytetit për Diadramën “Im at e donte Adollfin”, premiera do të jetë në këtë vit, më konkretisht në muajin Tetor.
“Nga kjo shihet se janë katër premiera dhe një ri-inskenim i shfaqjes për fëmijë edhe pse kjo shfaqe, si thotë vet znj.Nuhiu është dhënë premierë në vitin 2010 por ri-inskenimi i shfaqjes është bërë në vitin 2016. Gjatë këtij viti kemi arritur që përmes konkursit t’i pranojmë edhe 12 aktorë rezident si trupë teatrore duke u munduar që aktorët t’i sistemojmë dhe të mënjanojmë sistemin e pagesës përmes projekteve, ku asnjë aktorë de fakto de jure, nuk ka qenë i punësuar në Teatër por kanë qenë si aktorë me kontrata sipas projekteve. Ky fakt në lëmin e jurispodencës ka shumë rëndësi”, shprehet Kujtim Shahiqi.
Sipas tij, sa i përket komedisë satirike “Kërkohet një kloun plak” i realizuar si kooproduksion në mes 3 teatrove edhe atë “Teatri i një aktori “ nga Shkupi-Maqedonia ,”Internacional Festival of Theatre Butrinti 2000” Shqipëri dhe “Teatri Qytetit “ Gjilan –Kosovë ku Njësia për Kulturë ka participuar me 4.000.00 euro. Bartës i projektit është “Teatri i një aktori” me vlerë 500.000 Denar ose në kundërvlerë 8.196.72 euro nga Qeveria e Maqedonisë dhe 4.000.00 euro nga Shqipëria.
“z. Sabedin Shahiqi si kryetar I këshillit drejtues (e jo i bordit ) siç e e potencon znj Nuhiu, nuk ka kurrfarë kontrate juridike me teatrin e Gjilanit për angazhim. Ai është angazhuar nga “Teatri i një aktori” për rolin e një kloni si rol jetësor, pa pagesë, përveç shpenzimeve të akomodimit, rrugës dhe mëditjeve me rastin e reprizave dhe pjesëmarrjes në festival. Komedia në fjalë me 27.10.2016 do të shfaqet në Ferizaj me 02.11.2016 në Tiranë ,me 06.11.2016 në Durrës e kështu me radhë”, sqaron tutje përgjegjësi i njësisë për kulturë, Kujtim Shahiqi.
Sipas tij, nga kjo mund të konkludohet se znj Nuhiu, anëtare e Komisionit për Kulturë, Rini dhe Sport, në mungesë të informacioneve apo informatorëve të pa autorizuar jep dezinformata në opinion. “Për të gjitha këto ekziston dokumentacioni adekuat dhe lus znj. Nuhiu t’i vërtetojë në zyrat e Njësisë për Kulturë”, shprehet Shahiqi. /2L ONLINE/