Drejtoria për Zhvillim Ekonomik (DZHE) në Gjilan ka organizuar sesion informues lidhur me thirrjen publike “Fondi për Subvencionimin e bizneseve Start-up dhe Bizneset e Grave 2024”.
Drejtori i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani, pasi u ka uruar mirëseardhje të pranishmëve, dhe ka njoftuar se Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik për herë të parë gjatë vitit 2023 me buxhet vetanak komunal ka lansuar thirrjen publike “Fondin për Subvencionimin e Bizneseve Start-up dhe Bizneset e grave” e që do të vazhdojë edhe këtë vit edhe në vitet në vazhdim duke i mbështetur bizneset e reja dhe gratë ndërmarrëse, transmeton 2LONLINE.com.
Ai tha se nga kjo thirrje publike kanë përfituar 45 aplikues ku përfitues janë 30 Biznese të reja Star-up, dhe 15 Biznese të grave.
Prej këtyre përfituesve 37 biznese janë biznese të grave ndërsa 8 biznese të burrave.
Sipas analizës dhe monitorimit për përfituesit sipas sektorëve, prin Sektori i tekstilit
1.(Rrobaqepësit) me gjithësej-16 përfituese gra,
2.Sallonet e ondulimit me 6 përfitues,
3.Fotografët 5 përfitues,
4.Arkitekturë 2 përfitues,
5.Marketing dhe webfaqe 2 përfitues,
6.Shërbime të instalimit (ujit, rrymë, ngrohje) 2 përfitues,
Pjesa tjetër nga një përfitues nga sektorë të ndryshëm.
Drejtoria Shabani ka thënë se gjithashtu gjatë monitorimit të përfituesve sipas projekteve kemi parë se janë krijuar 75 vende të reja të punës e me këtë rast ka ndikuar në zvogëlimin e papunësisë në Komunën tonë.
“Kjo thirrje publike ka për synim kryesor zhvillimin e ekonomisë lokale përmes mbështetjes për bizneset ekzistuese dhe krijimin e bizneseve të reja duke ofruar mbështetje në ngritjen e kapaciteteve për bizneset ekzistuese dhe avancime të reja teknologjike në pajisje dhe makineri të nevojshme në procesin e punës. Po ashtu, përmes mbështetjes publike dhe krijimit të bizneseve start-up synohet zvogëlimi i papunësisë”, ka thënë Shabani, transmeton 2LONLINE.com.
Gjithashtu, ky fond inkurajon aplikime me projekte inovative nga gratë dhe të rinjtë sikur që u bënë thirrje komuniteteve jo shumicë të aplikojnë në kuadër të kësaj thirrje.
Edhe një herë për fund në emër të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik Enver Shabani i falenderoi të pranishmit duke ju dëshiruar suksese dhe punë të mbarë. /2LONLINE/