“Lidhur me mirënjohjen e dhënë nga Shtëpia e Bardhë përkatësisht nga dr.Otto F.Von Feigbenlat, i cili u dekorua ambasadori nderi nga presidenti Thaçi, del të jetë mashtrim e ky mashtrim vazhdoi tutje dhe për kryetarin Lutfi Haziri”, ka thënë anëtarja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, nga radhët e PSD-së, Festa Shabani.
Sipas Shabanit, mirënjohja duhet të vije vetëm nga qytetarët e Gjilanit dhe jo nga mashtrues si këta.
“Lidhur me këtë rast mësohet se personi paraqitet rrejshëm si i deleguar për mirënjohje nga Shtëpia e Bardhë në Amerikë dhe është nën hetime nga SHBA”, ka thënë ajo.
Shabani po ashtu kishte refuzuar ftesën dhe nuk ishte prezentë në sallën e Kuvendit kur u shpërnda kjo mirënjohje.
Përndryshe, janë hedhur dyshimet se një mirënjohje e tillë e pranuar nga Haziri dhe e ndarë nga Ambasadori i Nderit i Kosovës, Otto F. Von Feigenblatt, vije vërtetë nga shtëpia e Bardhë, e nënshkruar nga presidenti Trump, ndërkohë që Haziri ka qëndruar prapa asaj se është nderuar me një mirënjohje të tillë nga Shtëpia e Bardhë që ai e ka pranuar nga Ambasadori i Nderit, Dr. Otto F. Von Feigenblatt.
Madje, Haziri ka thënë se ndihet i nderuar që ka pranuar një mirënjohje të veçantë në emër të Shtëpisë së Bardhë, e nënshkruar nga Presidenti i SHBA-ve dhe do ta mbanë me krenari. Ndërsa dyshime për vërtetësinë dhe kualifikimet si mashtrim, i ka klasifikuar si tendencioze.
Lexo edhe: Donald Trump nderon Lutfi Hazirin me çmim special për kontributin e madh në shërbim të komunitetit