/2L ONLINE/ – Kuvendi i Lidhjes Shqiptare në Botë ka vazhduar punimet e Kuvendin e tretë për zgjedhjen e kreut të saj në Kosovë. Me këtë rast, kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë për Kosovë u zgjodh Shaban Arifaj, nënkryetar: Fadil Kajtazi, Agim Dedaj dhe Madhërim Xhemajli, sekretar Abdyl Zhaveli, kurse zëdhënës, Gani Mehmetaj. Kryetari Arifaj ka falenderuar të pranishmit për besimin e dhënë për këtë funksion, e pastaj tha se do të bëjë gjithçka që mundet për kauzën kombetare shqiptare. /2L ONLINE/