Shoqëria Kulturoro Artistike “Zëri i Luginës” në Bujanoc tubon rreth vetes vallëtarë të ri me përvojë dhe merrë pjesë nëpër festivale të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Herën e fundit ishte pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar “Bulgarska Roza” në qytezën turistike bregdetare Primorsko të Bullgarisë.
SH.K.A “Zëri i Luginës” gjatë këtij festivali prezantoi valle të ndryshme të kluturës shqiptare duke përfshi edhe Vallen e Karadakut.
Burhan Limani, koreograf pranë kësa shoqërie kulturoro-artistike për Titulli.com është shprehur i kënaqur për pjesëmarrjen nëpër festivale të këtilla ndërkombëtare.
“Është një ndjenjë e veçantë kur prezantojmë vallet tona popullore krahas kulturave tjera dhe fatmirësisht janë të mirëpritura gjithmonë. Unë falënderojë edhe grupin e valltarëve të cilët çdo ditë e më shumë po avancohen në vallëzim”, tha Limani.
Ai theksoi se gjatë muajit tetor do të marin pjesë me grupën e valltarëve dhe orkestrës në festivalin kombëtarë në Gjirokastër të Shqipërisë krahas shoqërive të ndryshme nga trevat shqiptare.
Në muajin shtator të vitit të kaluar SH.K.A “Zëri i Luginës” ishte pjesëmarrës edhe në festivalin mbarkombëtarë në Paralia të Greqisë./Titulli.com/
VIDEO: Festivali Ndërkombëtar “Bulgarska Roza” në Primorsko të Bullgarisë