Shkolla Fillore e Mesme e Ultë “Ahmet Hajdari” në Beguncë të Vitisë, ka shënuar sot ditën e shkollës.
Me këtë rast nxënësit e kësaj shkolle kanë paraqitur një program kulturor dhe artistik. I pranishëm në këtë ngjarje ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me drejtoreshën e arsimit Arta Ajeti të cilët e dhanë nga një fjalë rasti.
Kryetari Haliti gjithashtu tha se institucionet komunale të Vitisë po punojnë në krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit .
Lidhur me historikun e shkollës foli drejtori i kësaj shkolle Raif Musliu. /2LONLINE/