Komanda e Forcave Tokësore (KFT) me regjimentet e saj në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, ka realizuar trajnimin e shkathtësive ushtarake ‘’Taktika me Njësi te Vogla’’ (TTNJV), e që objektiva të trajnimit janë përgatitja dhe aftësimi i ushtarakëve për detyra dhe operim me njësi të vogla, ekip, skuadër, togë, si dhe të gjithë hapat e planifikimit dhe ekzekutimit të operacioneve në terren.
Ky trajnim dhe trajnime të planifikuar për realizim gjatë vitit 2022 kanë objektivë parapërgatitjen e trupave për validim dhe pjesëmarrje në ushtrimin ”Defender Europe 23”.
Në ceremoninë përmbyllëse të trajnimit ishin anëtarët e komisionit parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët janë njoftuar nga zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore, kolonel Hysen Drejshaj për të arriturat, sukseset dhe sfidat që ka (KFT), dhe objektivat e saj për të ardhmen me fokus realizimin me sukses të ushtrimit ndërkombëtarë “Defender Europe 23” /2LONLINE/