DYLON

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari merr pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari merr pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane
Avatar photo Redaksia

Me ftesë të Shefit të Shtabit të Ushtrisë së SHBA-së, Gjeneral James McConville, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po merr pjesë në Konferencën e Ushtrive Evropiane (Conference of European Armies) 2022 në Garmisch të Gjermanisë.

Kjo konferencë është ndër ngjarjet kryesore të Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (U.S. Army Europe and Africa) e nivelit të lartë të gjeneralëve, me qëllim të thellimit të bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

EkoHigjiena

Oficerë të lartë ushtarakë, komandantë të forcave tokësore, oficerë dhe përfaqësues tjerë të forcave të vendeve aleate evropiane dhe shteteve partnere bashkë me SHBA-në, në sesionet e konferencës, po diskutojnë për sfidat e sigurisë në Evropë dhe më gjerë.

Gjatë kësaj konference, Gjeneral Jashari takoi edhe Komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, Gjeneral Darryl Williams, ku përveç diskutimeve tejët përmbajtësore, e falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen jetike dhe të pazëvendësueshme që ofron Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë për FSK-në në të gjitha aspektet.

Konferenca është iniciativë që promovon bashkëpunimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve në mes të Ushtrisë Amerikane dhe ushtrive të vendeve aleate dhe partnere të saj në Evropë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.