Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes nuk ka dashur të komentojë një përballje të mundshme të Kosovës me Serbinë – pasi ai tha se mendon vetëm për futbollin dhe jo për politikë.
Challandes tha se e njeh historinë, mirëpo preferon të flas vetëm për punën e tij dhe nuk mendon se është personi adekuat për të komentuar një gjë të tillë
“Unë nuk flas për politikë. E di historinë e vendit tuaj, mendoj se nuk jam personi i duhur që duhet të flas për këtë problem. Mendoj vetëm për futbollin dhe nuk është roli im të flas për këtë situatë”, përfundoi ai.
Kosova dhe Serbia vështirë se mund të luajnë ndonjëherë në futboll për shkak të problemeve etnike dhe UEFA e FIFA nuk lejojne takime te tilla.