Një sesionin informues do të mbahet në Universitetin Publik “Kadri Zeka” (UKZ), lidhur me mundësitë e subvencionimit të bizneseve Start-up me prioritet inovacionin. Ky sesion do të organizohet nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit.
Detajet e sesionit janë si më poshtë:
Data: 07.06.2024
Ora: 11:00
Vendi: UKZ/Salla B01
“Përfitoni nga kjo mundësi për të mësuar më shumë rreth subvencioneve të ofruara për Start-up-et inovative dhe mënyrat se si mund të aplikoni për to. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që kanë ide kreative dhe dëshirojnë të fillojnë një biznes të ri”, thuhet në njoftimin e UKZ-së.
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë të interesuarit. /2LONLINE/