Ndeshja e xhiros së tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, FC Prishtina – Drita është shtyrë për herë të dytë.
Në njoftimin zyrtar të klubit nga kryeqyteti thuhet se derisa herën e parë shtyrja erdhi për shkak të ndeshjes Ballkani – Shkupi, e cila u zhvillua të enjten e kaluar në Ligën e Konferencës në stadiumin tonë, “Fadil Vokrri”, sfida e planifikuar për të enjten që vjen është shtyrë për shkak se luan Përfaqësuesja e Kosovës (femrat).
“Për datën e re të zhvillimit të këtij takimi do të njoftoheni me kohë pasi që të vendosë Komisioni i Garave”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/