DYLON

Ferizaj e Drita ndajnë pikët nga barazimi që erdhi nga realizimi i nga një penalltie

Ferizaj e Drita ndajnë pikët nga barazimi që erdhi nga realizimi i nga një penalltie
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të javës së 4-të, në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, Ferizaj e Drita kanë ndarë pikët nga barazimi që erdhi nga realizimi i nga një penalltie nga secila anë.

Në fakt, ishin gjilanasit që të parët shënuan nga penalltia në minutën e 66’ përmes Besnik Krasniqit, derisa vendësit barazuan po përmes pikës së bardhë në minutën e 86’ përmes Egzon Shabanit.

EkoHigjiena

Kështu gjilanasit bardhekaltër arkëtuan nga kjo xhiro vetëm një pikë, për ta quar kuotën e pikëve në pesë, nga një fitore dhe dy barazime, derisa, siç dihet, një ndeshje, atë me Prishtinën, Drita pritet ta luaj në ndonjë termin tjetër, pasi që ky ballafaqim i javës së tretë ishte shtyrë, transmeton 2LONLINE.com.

Në anën tjetër, Ferizaj, me këtë barazim arkëtoi pikën e dytë, nga barazimi i dytë nga këto katër javë, pasi që në dy lojë të tjera ka pësuar humbje

Përndryshe, në takimin tjetër të kësaj jave Llapi u mposht nga Prishtina (1 – 2), derisa ndeshja Ballkani – Dukagjini luhet prej orës 20:00.

Gjatë ditës së djeshme, Gjilani fitoi ndaj Trepca’89 (3-1)  dhe Drenica, si mysafire, mundi Malishevën (1 – 2).  

Në krye të tabelës aktualisht gjendet skuadra e Gjilanit me 10 pikë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.