(2L ONLINE) – Drejtoria e Ispeksionit në Gjilan, pas përcjelljes 10 ditore të lokaleve të natës lidhur me shkeljen e ligjit të duhanit, në bazë të ankesave të palëve në numrat zyrtar, ka ndërmarrë sonte në orët e vona një aksion, me që rast ka zënë në flagrancë mysafirët duke konsumuar duhan në ambiente të mbyllura.
Vendimi i Drejtorisë së Inspeksionit për të ndërmarrë këtë aksion në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka qenë i pashmangshëm, marrë parasyshë se disa lokale nuk e kanë përfillur ligjin kundër duhanit në ambientet e mbyllura.
Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit, Selver Xhelili, konfirmoi se janë kontrolluar 6 lokale të natës, duke shqiptuar dënime për mysafirët që janë zënë në flagrancë, shërbyesit si dhe pronarët e lokaleve.
“Drejtoria e Ispeksionit me të ardhur në këtë sektor ka përpiluar planin operativ dhe është duke e zbatuar në përpikmëri. Këtë plan po e ndihmojnë në mënyrë të vazhdueshme qytetarët duke lajmëruar raste të shkeljes së ligjit përmes thirrjeve telefonike zyrtare. Ne i falënderojmë qytetarët që po bashkëpunojnë dhe i ftojmë që të vazhdojnë ta bëjnë këtë për ta bërë qytetin tonë model të zbatimit të ligjeve në fuqi. E falënderojmë edhe Policinë e Kosovës për ndihmën e vazhdueshme në asistencë. ”, ka thënë drejtori i Inspeksionit Selver Xhelili.
“Unë si drejtor Ispeksionit komunal ne cdo kohë dhe cdo orë do jem bartës i ekipit të operacioneve konkrete, duke i dhënë kurajo ispektorëve. Jam i gatshëm të jem përkrah inspektorëve dhe qytetarëve të mi për të vepruar në cfardo operacioni edhe në ato me rrezikshmëri të lartë, vetëm e vetëm që qytetarëve tanë, fëmijëve tanë, t’ua sigirojmë një jetesë sa më të mirë, pa dukuri negative”, ka shtuar z. Xhelili. /2l Online/