Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, është diplomatja e fundit që doli publikisht me paralajmërimin se hajnitë zgjedhore janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen më në Kosovë.
Me një gjuhë direkte, ajo porosit të gjtihë që mendojnë serish të fusin duart e pista në kutitë zgjedhore, se kësaj radhe sytë ndërkombëtar nuk do të mbyllen sikur herën e kaluar, shkruan Koha Ditore.
Derisa mbetet të shihet se sa serioz është ky paralajmërim, apo edhe sa seriozisht do të merret nga hajnat e zgjedhjeve, ajo që del qartë është se është në rritje numri i ndërkombëtarëve që janë lodhur me mashtrimet dhe manipulimet që politikanët dhe partitë në Kosovë nuk hezitojnë t’i bëjnë për të arritur apo mbajtur pushtetin.
Ambasadorja amerikane madje identifikoi edhe përgjegjesit për për mbarvajtjen e zgjedhjeve, duke thënë se liderët e Kosovës janë zotuar përpara saj se do të sigurohen që zgjedhjet të mbahen në mënyrë të rregullt, pa manipulime e hajni.
Derisa emrat nuk janë përmendur ka nisur t’u thotë krerëve të Kosovës, para së gjithash, kryeministrit Hashim Thaçi, se mënyra si deri tani është mbajtur pushteti, më nuk mund të tolerohet./Koha Ditore/