Shkruan: Sami ARIFI
Në mesin e shumë të përmendurve janë edhe dy emra mjaft të rëndësishëm për shkrimet dhe angazhimet e tyre antishqiptare, Ivo Andriqi dhe Vasa Qubrilloviqi, i pari laureat i çmimit Nobel për letërsi e diplomaci, ndërsa i dyti zyrtar i lartë i organeve shtetërore të para dhe pas Luftës së Dytë Botërore të shtetit serbo-jugosllav…
Referati dhe plani ogurzi i Vasa Qubrilloviqit për „Shpërnguljen e Arnautëve“ si dhe për të ashtuquajturën „Pakicat në Jugosllavinë e re“ dhe Elaborati i Ivo Andriqit „Për Shqipërinë“ shprehin hapur udhëzimet për zhdukjen dhe shfarosjen e shqiptarëve përmes mekanizmave shtetërore të shtetit gjenocidial serb…
Ivo Andriqi ishte Kryeshef i seksionit politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jugosllavisë.
Në vend që ata (Andriqi dhe Qubrilloviqi) të ashtuquajtur „intelektual“ të shprehin përmes pendimit veprën kriminale që bëri Serbia ndaj shqiptarëve, ata ishin vetë projektuesit e këtyre veprave kriminale mbi shqiptarët…
Shteti serb ka kryer veprime kriminale mbi popullin shqiptar, ku, urdhëdhënësit ishin qeveri, ministri ushtri dhe polici si dhe ekzekutorët të nxitur nga organet zyrtare të shtetit serb i kryen urdhrat duke bërë krime të papara ndaj shqiptarëve… në Toplicë, Nish, Pirot e në shumë qytete tjera të banuara me shqiptarë gjatë viteve 1876, 1877 dhe 1878.
Gjithashtu edhe gjatë viteve 1912, 1918, 1925 u bë gjenocid dhe krime të papara mbi shqiptarët në tërë territoret shqiptare përmes projekteve në formën zyrtare të dokumentuara si referate e elaborateve antishqiptare, ku këta pseudointelektual lartësoheshin në piedestal të nderit „kinse“ për patriotizmin serb, ku, veprimet ogurzeza përmes këtyre dy emrave Ivo Andriqit dhe Vasa Qubrilloviqit e shumë të tjerëve që ishin ideatorë për të bërat e Serbisë, ata njëherit ishin edhe urdhërdhënësit në qeveri, ministri, ushtri dhe polici si dhe nxitësit me urdhra të ekzekutorëve që i kryen urdhrat duke bërë krime të papara ndaj shqiptarëve…
Serbia e tanishme edhe sot fare nuk ka ndërruar nga e kaluara e saj që, ajo ishte si shtet gjenocidial nëpër kohë, ajo ishte dhe mbeti po ajo Serbi me qëllime kriminale që bëri në të kaluarën kundër popujve të tjerë, e në veçanti kundër shqiptarëve… /2LONLINE/