Beogradi zyrtar insiston në një marrëveshje politike me Qeverinë e ardhshme të Kosovës për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ku arsimi dhe shëndetësia do të mbeteshin në sistemin e Serbisë, shkruan sot Koha Ditore.
Por zyrtarë nga Prishtina kanë thënë se Asociacioni mund të themelohet vetëm duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia kërkon një bazë politike për miratimin e statutit të Asociacionit të Komunave Serbe, gjë që është e mundur me anë të një marrëveshjeje politike me Qeverinë e ardhshme të Prishtinës.
Ai ka shtuar se arsimi dhe kujdesi shëndetësor do të mbeten në sistemin e Serbisë