Ish drejtoresha e Zyrës Administrative në veri, Adriana Hoxhiq, ka thënë se do të jetë i vështirë – por, jo i pamundur – procesi i integrimit të veriut në sistemin e shtetit të Kosovës.Ajo është e bindur se do të arrihet suksesi në veri, por nuk është e sigurt se integrimi i plotë do të bëhet në vitin e parë.
“Jemi nisur në drejtimin që ta integrojmë veriun. Mendoj se i gjithë ky proces do të përfundojë me rezultate pozitive dhe se integrimi i veriut në sistemin e Kosovës do të ndodhë”, ka thënë Hoxhiq në një intervistë për Epoka e Re, duke shtuar se funksionimi i komunave në veri do të jetë i pamundur pa bashkëpunimin me nivelin qendror në Prishtinë.
Ajo ka thënë se sfidë edhe më tutje mbesin simbolet e Republikës së Kosovës, për të cilat pala serbe nuk është e gatshme t’i pranojë ashtu siç dëshiron Prishtina