Liderët e partive serbe në Preshevë kanë nënshkruar një marrëveshje koalicioni mbi pjesëmarrjen e përbashkët në zgjedhjet lokale të 24 prillit. Lista e partive serbe është emërtuar “Lista unike serbe – Serbia fiton”, marrëveshjen për koalicion e kanë nënshkruar tetë parti, ndërsa pritet që atyre t’i bashkohet edhe partia e pensionistëve PUPS.
“Qëllimi i koalicionit është që të marrim sa më shumë vota, të kalojmë pragun dhe të fitojmë dy mandate të këshilltarëve. Është reale që me PUPS-in të fitojmë madje edhe mandatin e tretë”, ka thënë për “blic”, Dragoljub Filipoviq, njëri prej nënshkruesve të koalicionit, transmeton Titulli.com.
Për shkak të mos unitetit të subjekteve politike serbe, bashkësia etnike serbe nuk ka qenë e përfaqësuar në Kuvendin Komunal të Preshevës.