Gjatë motit të ftohtë duhet kushtuar një kujdes më i veçantë mbrojtjes së zemrës, sidomos nëse vuani nga sëmundjet kronike të zemrës – paralajmëron Shoqata amerikane për sëmundjet kardiovaskulare.
Sipas hulumtimeve shkencore, vdekjet e papritura të zemrës shumë shpesh ndodhin gjatë dimrit. Aktiviteti, siç është pastrimi i borës, sidomos te personat që nuk merren vazhdimisht me aktivitet fizik, mund të jetë nxitës i problemeve të zemrës që mund të përfundojë në mënyrë fatale.
Studimet shkencore kanë treguar se vdekshmëria nga gripi është më e shpeshtë te personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut, në krahasim me ata që vuajnë nga sëmundjet tjera kronike.
Prandaj të sëmurëve me sëmundje kardiovaskulare u rekomandohet vaksinimi kundër gripit.