Në sallën e sportit të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc është mbajtur një seminar në karate tradicional nga mjeshtër të mëdhenj të këtij sporti luftarak. Vladimir Jorga, mjeshtër i karatesë 9 DAN një nga themeluesit e karatesë tradicionale të Jugosllavisë tani kryetar i Federatës Evropiane të Karatesë Tradicionale, Ramadan Berisha mjeshtër i karatesë që mbanë klubin në Londër të Britanisë së Madhe dhe Bejar Fazliu- sensei 7 DAN zhvilluan seminarin dhe testuan disa kandidatë për breza të zi, shkruan Titulli.com.
Qemal Hiseni nga komuna e Bujanocit e ka mbrojtur brezin e zi 4 Dan, ndërsa pjesëmarrës në provime kishte edhe kandidatët tjerë nga ky rajon dhe Kosova.
Vlen të theksohet se seminari i katil është mbajtur edhe gjatë viteve të kaluara të organizuar në Bujanoc, Preshevë, Kosovë dhe Shqipëri nga Bejar Fazliu me bashkëpunëtorë.
për më shumë fotografi: Titulli.com