(2L ONLINE) – Ekipi Komunal i OSBE-së, ka mbajtur një seminar mbi komitetet konsultative, përgatitjen e planeve dhe raporteve vjetore. Ketë punëtori e ndoqën e njëzet e dy pjesëmarrës, ku në mesin e tyre ishte edhe drejtori regjional i OSBE-së, z. Ulrich Biffar,kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani, kryesuesit të Kuvendit,Bajram Dermaku, kryetarja e grupit të grave, Ibadete Ahmeti,shoqëria civile dhe përfaqësuesit e KVRL-së.
Punëtorinë e hapi drejtori Biffar , i shoqëruar nga dy anëtarë të ekipit komunal të OSBE-së z.Alban Maliqi dhe z.Besnik Jakupi. Fokusi i diskutimeve u përqendrua në rëndësinë e planeve të punës së KK dhe raportet vjetore si mënyrën për të përmirësuar objektivat dhe aktivitetet.
Përveç kësaj, kryesuesi dha një pasqyrë të KK dhe theksoi që 60 persona kanë aplikuar për 21 pozita të lira në anëtarësim KK dhe procesi i intervistimit do të fillon së shpejti. Në mesin e rekomandimeve të rëndësishme të cilat janë marrë gjatë seminarit ishin; respektimi kritereve gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të KK dhe hartimi planit vjetor të punës.
Së fundi, kryetari komunës vlerësoi shumë faktin që një numër i konsiderueshëm i kandidatëve kanë shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e KK dhe ka premtuar një mbështetje të plotë për komitetet konsultative si dhe për hartimin e planeve të punës dhe kryerjen e aktiviteteve të tyre në përgjithësi./2L ONLINE/