DYLON

Emërimet politike e sjellin MPJ-në, në kolaps financiar

Avatar photo Redaksia

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministri i saj, Enver Hoxhaj më shumë po merret në luftën kundër terrorizmit dhe të darkave lamtumirës me shefin e EULEX në Kosovë, Bernd Borchardt sesa me problemet e ambasadave tona, shkruan infosot.

Burime të këtij portali mësojnë se shumë ambasadave tona është gati t’i “vnohet” dryni, si pasoj e gjendjes kaose të tyre, për të cilat Ministria e jashtme kurrë nuk ka folur, e as nuk ka dhënë raport.

EkoHigjiena

Gjithnjë sipas këtyre burimeve të Infosot, shumë ambasada janë të prekura nga kolapsi financiar.

Ambasadat të cilat gjenden në situatë kaotike financiare gjithnjë duke u thirrur ne burimet tona janë: Ambasadat e Kosovës në Bern të Gjermanisë, ajo e Ankara të Turqisë, ambasada me seli ne Lubjanë dhe ajo në Zagreb të Kroacisë. Krejt kjo gjendje vjen si pasoj e emërimeve politike që Ministri Hoxhaj i ka bërë në ambasadat tona.

Infosot me burime te saja mëson gjithashtu se në ambasadën e Kosovës në Lubjanë Ministiri Hoxhaj ka dërguar ish sekretaren e kësaj ministrie, Mirjeta Behluli, dhe Bubulina Krasniqin motrën e Ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi. Emërimet politike në ambasada nuk përfundojnë këtu sepse infosot kupton që edhe në Romë kem pasur situatë të njëjtë, ku ish futbollisti i Prishtinës Uliks Emra ka gjetur punë në këtë ambasadë.

Ministri Hoxhaj ka pasur një takim me Ministrin Beqaj ku i ka kërkuar këtij të fundit rritjen e buxhetit në Ministrinë e Jashtme, por ai ka hasur në mos përfillje të kësaj kërkese.

Me gjithë këto keqpërdorime kuptohet se gjendja e ambasadave tona është e mjerueshme si në aspektin financiar dhe atë politikë duke u bazuar në këto emërime politike që i ka bërë Ministria e Jashtme të cilat ka arritur të sigurojë Infosot.

http://www.infosot.com/emrimet-politike-e-sjellin-mpj-ne-kolaps-financiar/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.