Përderisa në nivel të Bashkimit Evropian po shqyrtohet mundësia e themelimit të një Tribunali për krimet në Kosovë, portali Koha Net duke u thirrur në burime ndërkombëtare, raporton se është vendosur që selia e këtij tribunali të themelohet në Kosovë, dhe të ketë një degë edhe në Hagë.
Kryeministri i vendit Hashim Thaçi ndërkaq ka thënë se një Tribunal i tillë nuk mund të krijohet diku tjetër përveçse në Kosovë. Thaçi ka thënë se lufta e UÇK-së nuk mund të hetohet.