Ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nikola Selakoviq ka deklaruar sot se kërkesat e shqiptarëve nga Serbia juglindore (siç e quan Luginën e Preshevës), që kanë të bejnë me rrjetin e gjykatave, absolutisht janë joracionale dhe joreale, duke cekur se kjo çështje duhet të zgjidhet me dialog e jo me shantazhime, kërcënime dhe braktisjen e bisedimeve, sepse ashtu problemet vetëm do të thellohen.
Selakoviq ka rikujtuar se në Preshevë ekziston gjykata e veçantë për kundërvajtje dhe rrjeti i ri parashikon gjykatë të veçantë themelore në Bujanoc “Analiza që e kemi bër e që ka të bëjë ekskluzivisht me kapacitetet kadrovike dhe numrin e lëndëve që ekzistojnë në Preshevë e Bujanoc, ka treguar se nevojat e atyre dy komunave do t’i kënaq një gjykatë themelore.
”Sikur të ishim përmbajtur vetëm kësaj dhe të mos e kishim marrë parasysh strukturën etnike të popullatës në atë pjesë të
Serbisë, aty nuk do të kishte as gjykatë themelore”, u ka thënë Selakoviq gazetarëve në Krushevc.transmeton RTK.
Ai ka shtuar se ndonjëherë numri i popullatës fare nuk është e thënë të ketë pasojë ekzistimin e gjykatës. Ministëir serb problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që po ankohen për qasje në drejtësi dhe pamundësi për vërtetimin e dokumentave të caktuara, i ka hedhur poshtë si të pasakta.
“Është thënë qartë se me formimin e sistemit të noterive publike atje ku kanë qenë njësitë gjyqësore, do të mbeten të funksionojnë zyrat pranuese në të cilat do të bëhen vërtetimet gjyqësore, kuse në Bujanoc dhe të jetë Gjykata themelore”, ka cekur Selakoviq.
Sipas tij “problem shumë më i madh është që ne nuk kemi candidate adekuat të stërvitur e të arsimuar të pjesëtarëve të bashkësisë shqiptare, e të cilët do të lajmëroheshin në provimin për notar publik, në provimin e ekzekutimit dhe të cilët do ta kërkonin vendin e vet në funksionin e gjyqësisë apo prokurorisë”, ka cekur ai.
Selakoviq ka vu në dukje se duhet punuar në drejtim që ata qytetarë të fitojnë besim në institucione dhe ka rikujtuar se me rastin e debatit në kuvend u ka bërë thirrje të bisedojnë, midis tjerash, edhe rreth problemit të përkthyesit. Këto çështje duhet të zgjidhen me dialog e jo me shantazhime dhe braktisjen e bisedimeve, sepse me këtë nuk do të arrijmë asgjë, por në këtë mënyrë problemet vetëm thellohen ka thënë Selakoviq.