Njësiti për Reagim të Shpejtë (NjRSh),- Prishtinë, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, po vazhdon kontrollet rutinë të automjeteve në lokacione të ndryshme.
Zyrtarët e NjRSh-së, gjatë fundjavës në pika kontrolli kanë gjetë dhe sekuestruar tri armë si dhe një sasi të narkotikëve të llojit marihuanë.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse dhe ndaj tyre janë kryer procedurat e nevojshme policore. /2LONLINE/