Me këtë rast, drejtorisë në fjalë iu është dashur të ndërmarrë masa më të ashpra pasi vetëm brenda dy javëve të fundit janë zënë individ të ndryshëm duke shkaktuar dëme pyjore.
Nazmi Rapuca, drejtor i Drejtorisë komunale për Bujqësi dhe Pylltari tha se për ti mbrojtur pyjet, nga dëmtuesit e pyjeve që në mënyrë ilegale dhe të pakontrolluar bëjnë prerjen e drunjve, janë ndërmarrë edhe masa më të rrepta, ato të konfiskimit të druve si dhe ngritja e fletëparaqitjeve për vepër penale në Gjykatën Komunale.
Rapuca tha se ditëve të fundit janë konfiskuar rreth 75m3 dru dhe janë ngritur fletëparaqitje në gjykatën Komunale për vepër penale ndaj 7 personave. Ai tha se për momentin dëmtuesve të pyjeve nuk u janë konfiskuar mjete të transportit, por ato do tu konfiskohen në të ardhmen, nëse ata i përsërisin gabimet.
Përndryshe, i pari i drejtorisë komunale për bujqësi dhe pylltari tha se është hartuar një strategji për mbrojtjen e pyjeve dhe ajo është duke u zbatuar, me qëllim që me pasoja sa më të vogla dhe sa më shpejt, të ndërpresë shkatërrimin e mëtejmë të pyjeve./2lonline/