Disa njerëz përpiqen që ta tejkalojnë mërzinë duke ngrënë, duke pirë alkool me miqtë derisa disa të tjerë bëjnë gjërat që i duan, merren me sport ose aktivitete të tjera.
Hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Iowas duken se më në fund e kanë zbuluar sekretin e lumturisë.
Për ta gjetur sekretin e lumturisë, shkencëtarët nga ky universitet kanë zgjedhur tre mënyra për t’i bërë njerëzit që të ndjehen të lumtur.
Pjesëmarrësit që kanë praktikuar të duan më të mirën për njerëzit e tjerë përreth kanë rezultuar të jenë më të lumtur, ndiheshin më empatik, të kujdesshëm, të lidhur me të tjerët dhe më pak të shqetësuar.
Studiuesit besojnë se kjo strategji mund të përfshihet lehtësisht në aktivitetet tona të përditshme dhe definitivisht nuk merr shumë kohë.
Ndoshta është koha ta testojmë vetë