(2L ONLINE) – Se aftësia për të bërë art është diçka që s’varet vetëm nga puna dhe vullneti i mirë por duhet të ekzistoje edhe ay damari artistik që është në ty dhe i cili nuk të lejon,qetësi kreative edhe kur për këtë nuk ka as kushte minimale, tregon edhe gjakimi pas artit edhe i të ashtuquajturit ”njeri i thjeshtë”.
Prandaj këtij njeriu,modest me emër Sefedin Ibrahimi nga Katundi Muqobabë e i cili tash jeton në katundin Velekincë i mjafton një dytelësh (qifteli) dhe talenti i tijë prej kantautori,dhe ay do të ngazëllejë me krijimet e tija të shumta, që për as një moment nuk tradhtojnë bukurinë dhe epikën e lashtë të të këngës burimore shqipe!
Që nga vitet e hershme të viteve shtatëdhjeta e edhe ma heret të shekullit të kaluar e edhe ma herët. Më konkretisht që nga 1967 me përpëlitjet e para prej solisti amatorë,tok me dy motrat e tija Rexhinë dhe Fikrinë ku bënte argëtimin e dasmorëve në kanaxhexhet e vendit të tija të lindjes ay nuk ndaloi gjerë më ditët e sotme!Duke vazhduar më pas në shoqërinë kulturo artistike ”Idriz Seferi” nga Zhegra në fillim të viteve shtatëdhjeta, pastaj më 1983 në Gllogocin e atëhershëm shpërblehet me vendin e dytë në festival.
Më vonë në vitin 1977 është akter i rëndësishëm i fillimeve të krijimit të shoqërisë kulturore artistike ”Mic Sokoli” në Lagjen ”Qenar Qeshme”-sot ”Arbëri” tok me Femi Mustafen, Xhelil Rashtin, Ilmi Arifin. Me këtë shoqëri artistike morën pjesë në shumë festivale folklorike që nga Gjilani, e Struga e Ohëri në Maqedoni! Në vitin 1980 kalon në shoqërinë ”Zenel Hajdini” Gjilan me propozimin e Xhevahir Nezirit. Ky entuziast i këngës së pastër burimore ka tentuar të mbajë gjallë anën muzikore të artit të nëpërkëmbur në vitet e rënda të nëntëdhjetave duke formuar më 1992 në Muqobabë një shoqëri deri më 1995 kur ka qenë i detyruar ta mbyllë për shkak të represionit dhe jo tolerances shoviniste të okupatorit ndaj çdo gjëje shqiptare!
Kjo e ka detyruar edhe të emigrojë jashtë vendit e më shumë në Gjermani,që më pastaj të kthehet prapë në Kosovën e tija të dashur së cilës tok me heronjtë e saja ua kushtuar një mori krijimesh autoriale muzikore.Si: Tribunëve më të hershëm legjendarë,Idriz Seferit pastaj atyre të rezistencës së madhe të Karadakut kundra riokupimit serb të Kosovës Xheladin Kurbalisë, si dhe heronjve të epokës së re Skifterit e Kastriotit.
E veçanta e këtij njeriu është ajo se ay akoma edhe sot në kohen e komercializimit të tej skajshëm si dhe të bastardimit total të vlerave muzikore autoktone,nuk ka pasur as ma të voglën luhatje artistike por ka vazhduar të krijojë dhe të këndojë mu ashtu si e kanë mësuar të paret;shqip dhe vetëm ashtu!
As edhe lakmia para nuk ia ka thyer mendjen, e qe besa edhe këngëtarë më të njohur top nuk ja kanë arritur të i bajnë ballë lakmisë por Sefedini po!Për këtë ay shprehet vetë dhe thotë-” tallava me ba pare muj me knu shum mirë edhe at zhanër. Po se knoj se ato jan te hujat une jam shiptarë dhe knoj vetëm shqip. Paret s’jan kurgja per mu!As që më shkon mendja me knua naj herë.Per ate nuk kam grup popullor se në dasme po lypin tallava kështu kam vendos mos me knu tallava!. “Fukara po i pastert” shton në fund plot krenari ky ta quajmë, ndër mohikanet e fundit që kultivon muzikën e pastër shqipe!
/Xhelil ARIFI/2L ONLINE/