(2L ONLINE) – “Ne sot mbajtëm mbledhjen e Komitetit për politikë dhe financa, e në të cilin takim shqyrtuam një varg çështjesh që janë të rëndësishme për mbarëvajtjen e punëve në institucionet e komunës sonë si dhe që kanë ndikim të rëndësishëm për një jetë më të mirë të qytetarëve të Komunës së Gjilanit”, ka thënë Valentina Bunjaku Rexhepi, kryesuese e kuvendit komunal të Gjilanit.
Ajo tha se si institucione komunale paraprakisht ishin të njoftuar se Kryetari i Komunës Lutfi Haziri ka pasur të udhëtoj jashtë vendi sepse si lider që është ai i prinë shumë proceseve të rëndësishme që e përcjellin shtetin tonë, e në kuadër të kësaj Bunjaku-Rexhepi tha se shfrytëzoj rastin ta uron për kontributin që ai jep në vazhdimësi për avancimin e shumë proceseve që shkojnë në interes të vendit tonë.
“Duke pasur për bazë të gjitha këto dhe me qëllim që agjenda e punëve në institucione komunale të jetë në harmoni, ne sot mbajtëm mbledhjen e Komitetit për politikë dhe financa e ku bashkërisht me të gjitha grupimet politike vendosëm që seancën e kuvendit ta mbajmë në afat të rregullt ligjor pra më datën: 30 Dhjetor 2014. Vendimin në fjalë nuk e kemi marr për shkak të reagimeve të disa individëve por e morëm në shenjë respekti për kryetarin Haziri, ngase ai është zëri i gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe prezenca e tij në seancë të kuvendit është e rëndësisë së veçantë”, ka thënë Bunjaku-Rexhepi.
Sipas saj, Kuvendi Komunal si organi më i lartë i legjislativit lokal ç`do herë ka për bazë harmonizimin e agjendave të institucioneve komunale dhe në kuadër të kësaj ka lutur anëtarët e Kuvendit Komunal të mirëkuptojnë agjendën e kryetarit dhe angazhimet e grupit politik si dhe vullnetin qytetar që e mandatoi të udhëheq me institucionin më të lartë të Komunës së Gjilanit./2L ONLINE/