Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit mbahet të enjten, ja rendi i punës. Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) më 29.04.2021 në ora 10:00.
R E N D P U N E
- Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar,
- Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
- Raporti financiar për periudhën Janar-Mars 2021
- Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale personave fizik dhe juridik përmes Shprehjes së Interesit
- Propozim vendimi për formimin e Komisionit vlerësues të ofertave
- Informatë rreth Manifestimit tradicional “Flaka e Janarit” 2021
- Kërkesë për lirim nga pagesa e të gjitha bizneseve të cilat janë duke shfrytëzuar hapësirat publike për realizimin e aktivitetit të tyre biznesor
- Kërkesë për caktimin e shumës së kompenzimit të Komisioni Komunal për vlerësimin e ofertave
- Të ndryshme
Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) më 29.04.2021 në ora 10:00. /2LONLINE.com/