DYLON

Ministri Mehaj udhëton për vizitë zyrtare në Kroaci

Ministri Mehaj udhëton për vizitë zyrtare në Kroaci
Avatar photo Redaksia

Me ftesë zyrtare të homologut të tij kroat, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj udhëton sot në vizitë katërditore në Republikën e Kroacisë.

Gjatë kësaj vizite, të parën jashtë vendit që nga marrja e detyrës, ministri Mehaj do të pritet me protokollin më të lartë shtetëror nga homologu i tij, ministri i Mbrojtjes Mario Banožić.

EkoHigjiena

Takimet  tjera me rëndësi do të jenë edhe me shefin e Mbrojtjes  Admiral Robert Hranj, komandantin e Akademisë së Mbrojtjes, gjenerallejtënant Mate Pađen dhe ato me autoritetet e industrisë së mbrojtjes kroate.

Gjithashtu, ministri Mehaj, përveç takimit me ambasadorin e Kosovës në Zagreb,  do të vizitoj dhe takoj edhe student-kadetët tanë që studiojnë në akademinë kroate të mbrojtjes.

Bashkëpunimi bilateral  Kosovë – Kroaci, në nivel ndërshtetëror në fushën e mbrojtjes,  është zyrtarizuar me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar në vitin 2012. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.