Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit, e paraparë për sot (5.01.2022), shtyhet për datë 7 janar 2022 (e premte). Rendi i punës mbetet i njëjtë.
Seanca mbahet në sallën e Kuvendit dhe fillon në ora 10:00.
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit
2. Betimi i anëtarëve të Kuvendit
3. Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit (formimi i komisionit për mbarëvajtjen e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryesuesit)
4. Propozim-vendimi për caktimin e numrit të anëtarëve të Komiteteve obligative dhe Komiteteve tjera të Kuvendit Komunal
5. Propozim-vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës të Kuvendit të Komunës për vitin 2022
6. Propozim-vendimi për miratimin e orarit të mbledhjeve të Kuvendit Komunal dhe Komiteteve
7. Të ndryshme.
Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, më 07.01.2022, nga ora 10:00. /2LONLINE/