DYLON

Policia e Kosovës vazhdon aktivitetet e saj në zbatim të planit ndaj pandemisë COVID-19

Policia e Kosovës vazhdon aktivitetet e saj në zbatim të planit ndaj pandemisë COVID-19
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, qëkur janë paraqitur rastet e para me COVID-19, ka hartuar dhe ka zbatuar planin operativ, plan ky i cili është përditësuar, rifreskuar dhe përshtatur masave që kanë ndërmarrë institucionet e vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë. 

Me qëllim të vazhdimit të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik, Policia e Kosovës sipas planifikimeve operacionale, ka realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste, pika kufitare etj.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës vazhdon edhe aktivitetet e përbashkëta me inspektorët kompetentë, edhe pse nuk e ka qellim primar ndëshkimin e qytetarëve. Gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë shqiptuar 468 gjoba në bazë të ligjit, ndaj atyre që nuk kanë zbatuar këto masa.

Policia e Kosovës, vazhdon të apelojë që të respektohen masat, në mënyrë që të kontribuojmë së bashku në parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Ne vijim keni disa foto nga rajonet e ndryshme të aktiviteteve policore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.