/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim udhëheqëset e Organizatës Women for Women (gratë për gratë), me të cilat është biseduar për mundësit e bashkëpunimit në të ardhmen.
Qëllimi i këtij takimi ishte para marrëveshjes që do të nënshkruhet mes komunë dhe kësaj organizate, që do të jetë për çështje pronësore dhe për demokratizim. Drejtoresha e Organizatës Women for women, Iliriana Jakaj Gashi, ka theksuar se nënshkrimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi do të bëhet së shpejti, ndërkohë që ka falënderuar përfaqësueset e kësaj organizate për bashkëpunimin e deritashëm.
Edhe kryetari komunës Sokol Haliti ka çmuar lartë bashkëpunimin me organizatën Women for Women, si dhe ka falënderuar ato për bashkëpunimin me Institucionet komunale të Vitisë./2L ONLINE/