SC Gjilani po vazhdon me stërvitjet për pjesën e mbetur kampionale. Kuqebardhët po e shfrytëzojnë në maksimum pushimin nga datat e UEFA-s, të rezervuara për kombwtaret.
Stërvitja e sotme zgjati rreth dy orë, ku përpos ushtrimeve fizike, ishin programuar edhe stërvtje taktike dhe lojë me top, ku u punua me ritëm mjaft të lartë.
“Skuadra stërvitjeve pritet ti rikthehet ditën e hëne, pasiqë e diela është caktuar ditë pushimi për futbollistët e skuadrës së Gjilanit”, thuhet ne njoftimin e klubit.
Vlenë të ceket se java e ardhëshme rikthen emocionet e futbollit vendor, ku mesjava është e rezervuar për ndeshjet e Digitalb Kupës me rrethin e 2-të të kësaj gare.
Shorti i ndeshjeve të kupës pritet të hidhet ditën e hëne, në lokalet e Federatës të Futbollit të Kosovës.