Gjilani pas kthimit nga Turqia, është duke i vazhduar përgatitjet për fillimin e sezonit. Të shtunën e datës 8 shkurt, me fillim nga ora 12:30, Drenica dhe Gjilani do të zhvillojnë ndeshjen në kuadër të çerekfinales të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.
Sot, kanë kryer seancën stërvitore për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjen e rëndësishme ndaj Drenicës.
Synimi i “kuqebardhëve” këtë sezon është dalja në garat evropiane.
Më poshtë i keni pamjet nga seanca e fundit stërvitore.