SC Gjilani është mposhtur në Therandë nga Ballkani në derbin e javës së 16-të, me rezultat 2:1.
Për këtë disfatë, pas ndeshjes ka reaguar trajneri, Gentijan Mezani. Megjithatë, pavarësisht humbjes, ai mbetet i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e tij në fushën e lojës.
“Skuadra kundërshtare ndoshta nuk e kishte fuqinë për të luajtur 90 minuta. Dukeshin të lodhur. Kishte shumë zhagitje të ndeshjes dhe kjo është mënyra e duhur se si duhet të luajë një skuadër. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe unë jam i kënaqur me lojtarët e mi. Kemi bërë dy gabime te pranimi i golave, por më pas morëm lojën nën kontroll dhe e dominuam kundërshtarin deri në fundin e ndeshjes. Duhej të ishim më të qetë pranë portës, por e rëndësishme po them është ritmi i lartë që treguan futbollistët tanë në këtë duel”, ka thënë Mezani.
Tekniku i gjilanasve ishte gjatë tërë ndeshjes në këmbë, derisa nuk munguan as debatet me trajnerin kundërshtarë Ismet Munishi.
Mezani gjithashtu foli per analistët, të cilët vazhdimisht janë marrë me skuadrën e tij.
“Janë marrë shumë me ne dhe kanë thënë se çfarë kanë thënë. Skuadra ka kapacitetin e duhur për të vazhduar garën për titull Këta lojtarë janë të dëshmuar dhe neve na mbetet të paraqitemi mirë në ndeshjet e radhës dhe rezultatet do të vijnë pa dyshim”, përfundoi Mezani.
Gjilani mbyll pjesën e parë të kampionatit me ndeshjen e javës së ardhshme ndaj FC Prishtinës.