Sport Club Gjilani sot do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj ekipit nga Letonia, FK Liepaja, ndeshje kjo e kthimit në kuadër të Ligës së Konferencës, që do të luhet në Daugava Stadium” – Liepaj.
Skuadra kuqebardhë e Gjilanit ka udhëtuar në Riga të Letonisë me avantazhin prej 1 me 0 (golashënues ishte Albert Dabiqaj), që e ka arritur në ndeshjen e parë të luajtur në Prishtinë dhe tani synon një rezultat pozitiv që do t’ia mundësojë kualifikimin tutje në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.
Lojtarët që drejtohen nga kryetrajneri Zekerija Ramadani, pritet t’i tregojnë cilësitë e tyre karshi kundërshtarit dhe të mbrojnë epërsinë dhe të vazhdojnë tutje rrugëtimin në garat e futbollit evropian, përkatësisht në Ligën e Konferencës.
Ndeshja FK Liepaja – SC Gjilani luhen me fillim nga ora 16:00 me kohën tonë lokale. /2LONLINE/