DYLON

IPK arreston shtatë të dyshuar – një zyrtar policor dhe gjashtë qytetarë

IPK arreston shtatë të dyshuar – një zyrtar policor dhe gjashtë qytetarë
Avatar photo Redaksia

Në një operacion të realizuar mbrëmë në Pejë, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar shtatë të dyshuar (një zyrtar policor dhe gjashtë qytetarë) të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Muaj më parë hetuesit e IPK-së kishin pranuar informacione se një zyrtar policor (punonjës në Drejtorinë Rajonale të PK-së në Pejë) dyshohej se ishte i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

EkoHigjiena

Në kuadër të veprimeve hetimore mbrëmë nga hetuesit e IPK-së është zbatuar urdhëri i kontrollit në një lokal në rrugën “Hoxhë Tahsini”në Pejë meqë ekzistonte dyshimi i bazuar se aty ishte duke u zhvilluar aktiviteti i kundërligjshëm respektivisht dyshohej për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Gjatë kontrollit nga IPK janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale në këtë rast.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.