DYLON

Pjesëmarrja në qeveri, derisa nuk jemi të përshirë në nivel lokal e regjional, është koncept politik që nuk është prioritet

Pjesëmarrja në qeveri, derisa nuk jemi të përshirë në nivel lokal e regjional, është koncept politik që nuk është prioritet
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka nisur sot në Beograd konsultimet për mandatin e qeverisë së re me një takim me kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi dhe përfaqësuesit e listës “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës.

“Pjesëmarrja në qeveri, derisa nuk jemi të përshirë në nivel lokal e regjional, është koncept politik që nuk është prioritet i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar në profilin e tij, Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë.

EkoHigjiena

 ***

“Zbatim të marrëveshjeve për Luginën, ndryshim të ligjeve për minoritetet dhe fond për zhvillim” ishin kërkesat që, sot, në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia dorëzuam Presidentit të Republikës së Serbisë.

Nuk është prioritet i joni pjesëmarrja në qeveri, por, përfshirja në institucionet publike dhe shtetërore në nivel lokal dhe rajonal.

Ndërprerja dhe hetimi i pasivizimit, fondi zhvillimor për Luginën, ndryshimi i Ligjit për flamurin ishin disa nga pikat që potencuam në takimin e sotëm.

Pjesëmarrja në qeveri, derisa nuk jemi të përshirë në nivel lokal e regjional, është koncept politik që nuk është prioritet i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.