Pas pushimit dy javor, futbollistët kuq e bardh të SC Gjilanit kanë nisur përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit të Kosovës në futboll.
Skuadra e udhëhequr nga kryetrajneri, Bylbyl Sokoli, me ndihmësit e tij, përgatitjet i nisi në stadiumin ndihmës sintetik në Gjilan.
“Gjendja e futbollistëve në fillimin e përgatitjeve është e stabile dhe pa ndonjë lëndim, kurse në grumbullimin e parë të skuadrës munguan Keita Razak e Keita Aziz, të cilët brenda disa ditëve pritet t’i bashkohen grupit të bashkëlojtarëve të tyre”, thuhet në njoftimin e kësaj skuadre.
Skuadra përgatitjet do ti vazhdojë për disa ditë në qytetin e Gjilanit, ku pastaj do të udhëtoj jashtë vendit për t’i vijuar përgatitjet, me vendin dhe datën mbi të cilat klubi do ju informojë me kohë. /2LONLINE.com/