Nëse nuk është “gjarpri”, është foleja e trazuar e “grerëzave”!

Nëse nuk është “gjarpri”, është foleja e trazuar e “grerëzave”!

Se çfarë bënë VV-ja e Albini me Vjosën, se në ç’masë e ka komprometuar apo ndarë subjektin e saj (LDK-në) me “bajrakun” e së cilës ajo u bë “sherife”, është çështje e tyre fundja, jo e jona.

Shkruan: Shefik Surdulli

Por çështja është në relacion me PDK-në time dhe të qindramijëra “grerëzave” të trazuar përmes sulmeve brutale e akuzave të ulëta denigruese të Albin Kurtit e të tarafëve të tij kundër UÇK-së dhe themelueseve e drejtueseve të saj – lidershpit të PDK-së.

Përpjekjet e pareshtura të Kurtit me VV-në, me të gjitha mjetet e pakursyera dhe rrugët e pazgjedhura, për ta zhveshur PDK-në nga elementi UÇK, duke i eliminuar figurat markante të luftës (Hashim Thaçin e Kadri Veselin, të paraburgosur në Hagë), pa pasur asnjë konsideratë për namin e madh të UÇK-së, madje pa u brengosur fare as për rrezikun që ia shkaktoi të ardhmes së shtetit me këtë rast, do të dështojnë, ngase ai veçse e ka trazuar edhe më shumë “folenë e grerëzave”.

Ndërkaq PDK e këndellur, me përkrahjen e fuqishme edhe përmes besimit të qytetarëve, domosdoshmërish duhet të vazhdojë rrugën e saj në kthimin e Kosovës në një shtet normal të përparimit të tij krahë kombeve tjera të përparuar të botës demokratike, të civilizimit perëndimor, dhe të mirëqenies së qytetarëve të saj.

Deri atëherë, besoj në një zgjim edhe më, të vetëdijes qytetare e kombëtare në Kosovë, për ta shpëtuar anijen nga fundosja në ujërat e turbullta për ku ishte nisur nga 6 tetori 2019, pak më shumë se një vit më parë, kur edhe ishte “çliruar” Kosova nga “shpëtimtarët” e saj.

PDK e ka obligim dhe i takon ky primat. /2LONLINE.com/

KOMENTE