SC Gjilani po qëndron për fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, ndërsa gjatë ditës së sotme Gjilani ka zhvilluar ndeshje kontrolluese, të cilën e humbi me rezultat minimal 1:0, transmeton 2LONLINE.com.
Ishin boshnjakët e skuadrës NK Çelik nga Zenica që triumfuan minimalisht (1-0) përballë ‘kuqebardhëve’ në duelin e zhvilluar në “Kremlin Football Center” në Antalia.
Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi futbollisti Zuna në minutën e 12-të të ndeshjes.
Ky është postimi i plotë:
“Gjilani ka pësuar humbje në takimin e sotëm kontrollues kundër skuadrës boshnjake, NK Çelik Zenica me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm në ndeshjen e sotme e realizoi futbollisti i NK Celik Zenica, Zuna, i cili në minutën e 12′ në pjesën e parë, i dha fitore skuadrës boshnjake në këtë takim miqësor, të zhvilluar në Antalia të Turqisë.
Ndeshja e sotme do të jetë ndeshja e fundit kontrolluese në Antalia, pasi skuadra e Gjilanit ditën e nesërme rikthehet në Gjilan, vend ku do ti vazhdoj stërvitjet para fillimit të garave në pjesën pranverore të edicionit 2019/2020.
Kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, në takimin e sotëm startoi me këta futbollistë:
Haxhihamza,Kastrati(c),Veliu,Frashëri,
Ferreira,Shabani,Useini,Jonuzi,Progni,
Nikac,Busic.”