Suliqi: Mos e keqpërdorni ujin e ujësjellësit duke mbushur puset private!

Suliqi: Mos e keqpërdorni ujin e ujësjellësit duke mbushur puset private!

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidromorava”sh.a, Muhamed Suliqi ka apeluar te konsumatorët të mos e keqpërdorin ujin, por ta shfrytëzojnë sa më racioanilisht për nevoja të tyre dhe kurrsesi për mbushje të puseve private, transmeton Portali 2LONLINE.com

Mbushja e puseve private nga rrjeti i ujësjellësit është vepër penale. Me këtë rast KRU “Hidromorava”, bën thirrje të gjithë konsumatorëve që ujin e pijshëm mos ta keqpërdorin por ta shfrytëzojnë në mënyrë sa më racionale për nevoja të tyre dhe kurrsesi për mbushje të puseve private.

Gjendja e thatësisë ka filluar që nga Qershori e vitit të kaluar dhe kompania me gjithë kapacitetet është munduar ta menaxhojë sa më mirë duke aplikuar reduktime dhe kontrolle të vazhdueshme.

Kjo situatë ka ndikuar që edhe puset private janë në fazën kritike për shkak të mungesë së reshjeve dhe ri-mbushja e puseve nga rrjeti i ujësjellësit nuk është zgjidhje por vetëm destabilizim i gjendjes me furnizim pasi uji nuk ruhet por vetvetiu humbet për shkak të thatësisë pasi që janë akumulacione nëntokësore.

Konsumatorët të cilët gjenden në situata të tilla do të përballen me organet gjyqësore dhe çdo veprim i juaji do të bëhet publike sepse e dëmtoni çdo të drejtë të qytetarëve që ballafaqohet me mungesë të ujit duke kontribuar akoma më shumë në keqësimin e gjendjes me furnizim dhe rritjen e ujit të humbur.

“Rastet të ngjashme do të publikohen dhe do të procedohen në gjykatë”, ka bërë me dije Muhamed Suliqi, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Hidromorava”sh.a, transmeton 2LONLINE.com

KOMENTE