Në ndeshjen e javës së tetë në Superligë, SC Gjilani tregoi fytyrë të vërtetë. Lko pasi Gjilani e “çmontoi” Flamurtarin në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat bindës 1-4.
Gerhard Progni me dy gola, Bedri Greca dhe Fiton Hajdari me nga një tjetër kontribuan në fitoren e ‘kuqebardhëve’.
Festim Krasniqi shënoi golin e ‘nderit’ për ekipin vendas, Flamurtarin.
Gjilani zë vendin e pestë në tabelë me 15 pikë.