Kanë përfunduar tri takimet në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës.SC Gjilani u tregua shumë i fortë për Dukagjinin, duke e mposhtur binshëm në shtëpi, 0:4.
Për Gjilanin shënuan Progni, Busic, Veliu dhe Plaku, ndërsa vlen të theksohet që gjatë gjithë ndeshjes gjilanasit dominuan lojën dhe patën më tepër mundësi.
Derisa, vendasit kërkonin golin dhe realizonin disa aksione ata u treguan të pasaktë disa herë para portës së portierit mysafir, Haxhihamza
Pas kësaj fitore, Gjilani është afruar edhe më shumë drejt kreut të tabelës dhe është ende në garë për titullin kampion.
Ndërsa, Ferizaj ka triumfuar ndaj Llapit me rezultat të pastër 2-0, falë dy golave të realizuar nga Dren Gashi.
Fitore tejet të rëndësishme ka realizuar edhe Feronikeli pasi ka mposhtur Trepçën ’89.