Skuadra e Gjilanit ka realizuar edhe fitoren e dytë në kuadër të fazës përgaditore që po e zhvillon në Turqi. Ditën e sotme ekipi nga Kosova, i shkaktoj humbje ekipit Rus të Yenisey Krasonyarsk me rezultatin 1:0.
Ekipi i Gjilanit fitoren e siguroj qysh në pjesën e parë të takimit, me golin e të sapo transferuarit në skuadrën kuq e bardh Darko Nikac, gol i cili doli të jetë edhe i fitores për skuadrën e udhëhequr nga kryetrajneri, Gentian Mezani.
Takimi i zhvilluar në “Emirhan Football Center” në Antalia të Turqisë, dhuroi lojë të mrekullueshme nga skuadra e Gjilanit, të cilët përpos qarkullimit dhe kontrollimit të ndeshjes, patën edhe disa mundësi ideale që nga kjo ndeshje të dalin fitimtar edhe me rezultat më të thellë.
Për Gjilanin në ndeshjen startuan këta futbollist:
Ruçi,Frashëri,Kastrati(c),Veliu,Ferreira,
Useini,Shabani,Jonuzi,Progni,Nikac,Busic.