DYLON

Drita triumfon bindshëm ndaj KF Dardanës

Drita triumfon bindshëm ndaj KF Dardanës
Avatar photo Elife Sherifi

Drita ka triumfuar ngaj fqinjët nga Kamenica, KF Dardana duke i mposhtur me rezultat të thellë 7-2 në miqësoren e zhvilluar këtë të mërkurë ne Gjilan.

Madje, gjilanasit gjithë punën e kanë kryer në 45 minutat e parë, duke arritur të krijojnë epërsi të lartë prej 7-0. Ndërkohë, në pjesën e dytë të lojës, tekniku i gjilanasve zëvendësoi të gjithë futbollistët, teksa skuadra e Dardanës realizoi dy gola.

Betim Haxhimusa realizoi het-trick në këtë përballje duke shfaqur formë jashtëzakonisht të lartë në prag të nisjes së stinorit vjshtor.

EkoHigjiena

Gol ka realizuar edhe përforcimi i fundit i kësaj skuadre Almir Ajzeraj.

Gola realizuan edhe dy mesfushorët Erjon Vucaj dhe Hamdi Namani, si dhe mbrojtësi Ardian Limani.

Kjo ishte miqësorja e dytë e zhvilluar për ‘bardhekaltërit’, derisa ditë më parë luajtën pa gola 0-0 ndaj Shkupit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.